Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë në fshatin Busi, lagjja Pepaj, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme.
Gjatë intervenimit, bazuar në njoftim, janë larguar katër shtylla dhe kabllot e dëmtuara, me qëllim të eliminimit të rrezikut dhe sigurimit të zonës për banorët, transmeton Klankosova.tv.
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka deklaruar se mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë në rastet e fatkeqësive natyrore dhe vazhdon monitorimin e terrenit për të ndërmarrë ndërhyrjet e nevojshme aty ku paraqitet nevoja.








