Atentati në Elbasan, policia: Autori qëlloi me armë 3 persona, më pas hodhi pistoletën në tokë

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve.

Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mance 31 vjeç, transmeton TopChannel, përcjell Klankosova.tv.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.