Ish-deputeti Ardian Kastrati, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka komentuar nisjen e Dialogut Strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Serbinë.
Përderisa një i tillë është pezulluar me Kosovën, Kastrati fajin ia hedh qeverisjes së Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.
“Kush kishte me e paramendu që do të vinim në këtë pikë, 26 vjet para, Amerika bombardonte Serbinë, urat në Novi Sad e Beograd për neve, kurse 26 vjet mbrapa, ShBA nis dialogun strategjik që është marrëdhënie super speciale, pasi nuk i bëjnë me të gjitha shtetet, pra e nisin këtë dialog strategjik me Serbinë, dhe ne jemi të pezulluar, e kjo ekskluzivisht për fajet e Albin Kurtit”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.
Ai shtoi se qeveritë e mëparshme e kanë konsideruar si shtyllë të politikave të jashtme të Kosovës, partneritetin me SHBA-në, ndërsa sipas tij, qeveria Kurti këtë ‘mentalitet’ nuk e ka.
“Me Amerikën në krah, Serbia, mund ta paramendoni që nuk jemi të sigurt siç ishim, nuk jemi më komod siç ishim, dhe mendoj që Serbisë do të ia lejojë një avantazh më të madh në raport me Kosovën”, tha Kastrati në Klan Kosova.








