Samir Nasri nnë telashe serioze, merret në pyetje për pastrim parash dhe trafik dr*ge

Samir Nasri po përballet me telashe serioze ligjore. Sipas “Le Parisien”, ish-mesfushori i Marseille, Arsenal dhe Manchester City kaloi rreth 10 orë në paraburgimin e policisë, ku u mor në pyetje në kuadër të një hetimi për import narkotikësh, organizatë kriminale dhe pastrim parash të ardhura nga trafiku i drogës.

Sipas hetimeve, Nasri dyshohet për përfshirje në pjesën e pastrimit të parave, si ish-drejtues dhe aksioner i klubit të natës “XS” në Ivry-sur-Seine, ku u bë ortak rreth vitit 2016. Në qendër të çështjes janë trafikanti i burgosur Karim Berrebouh dhe Olivier Sabbah, i konsideruar një nga figurat kryesore të rrjetit të pastrimit të parave.

Në fund të qershorit, Nasri ishte ndaluar edhe në Marseille, por më pas u lirua pa masa ligjore. Autoritetet franceze po hetojnë gjithashtu edhe rezidencën e tij fiskale. Edhe pse deklaron se banon në Dubai, ai dyshohet se jeton në Paris, dyshim që, sipas një hetimi të “Les Echos”, u ngrit edhe pas mbi 200 porosive të ushqimit nëpërmjet “Deliveroo”.

 

The post Samir Nasri nnë telashe serioze, merret në pyetje për pastrim parash dhe trafik dr*ge appeared first on Telesport.