Erling Haaland u përpoq të ulë pritshmëritë për Norvegjinë në prag të çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë. “Favoritët janë ata, ndaj ju lutem vendoseni gjithë presionin mbi Anglinë. Ka disa skuadra që janë favorite absolute dhe Anglia është njëra prej tyre. Të jem i sinqertë, nuk e prisja të ishim në çerekfinale. Vetëm fakti që kemi arritur deri këtu më surprizon”, – deklaroi sulmuesi norvegjez.
I lindur në Leeds, kur babai i tij luante në Angli, Haaland e cilësoi sfidën me ekipin e Thomas Tuchel si “një ndeshje vërtet speciale”. Ai kujtoi edhe festimet në Oslo pas fitores ndaj Brazilit: “Të luanim kundër Brazilit ishte diçka e çmendur për ne norvegjezët. T’i mundësh ata dhe më pas të përballesh me Anglinë në çerekfinale është diçka shumë e veçantë. Mjafton të shihni festimet në Norvegji për ta kuptuar”.
Në fund, Haaland foli edhe për popullaritetin e tij në SHBA, duke thënë: “Më pëlqejnë amerikanët. Janë argëtues, simpatikë, më pëlqen mënyra e tyre e të qenurit”.
The post Haaland bën “diplomatin”: Favorite është Anglia, vendoseni të gjithë presionin mbi ta appeared first on Telesport.







