Shokuese në Paraguaj, manekini me fytyrën e Kylian Mbappé varet dhe digjet në shesh (video)

Në Paraguaj, një kukull me pamjen e Kylian Mbappé u var dhe më pas u dogj në një shesh gjatë festimeve për shenjtin mbrojtës, San Juan Bautista. Ngjarja tronditëse erdhi pas përplasjes së ashpër verbale të shkaktuar nga deklaratat e senatores Celeste Amarilla ndaj sulmuesit francez.

Parlamentarja e ofendoi rëndë Mbappé në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “të paaftë për të shkruar” dhe duke deklaruar se “në vend të qumështit të gjirit, kur ishte fëmijë pinte nga arrat e kokosit”.

Zemërimi i një pjese të opinionit publik u nxit edhe nga sjellja që u konsiderua arrogante e yllit francez gjatë ndeshjes së fundit të 1/8-ave të Kupës së Botës, ku Franca eliminoi pikërisht Paraguajin. Djegia e kukullës u ndoq nga shumë persona, të cilët e filmuan skenën mes të qeshurave.

The post Shokuese në Paraguaj, manekini me fytyrën e Kylian Mbappé varet dhe digjet në shesh (video) appeared first on Telesport.