Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas mbylljes së kompanisë VITA, duke e cilësuar këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas saj, dëmi ndaj ekonomisë vendore nuk është i rastësishëm, por rezultat i mënyrës së qeverisjes së ekzekutivit.
“Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Ajo ka akuzuar institucionet shtetërore se kanë dështuar ta mbrojnë ekonominë e Kosovës, duke shtuar se ato mbajnë përgjegjësi për humbjen e vendeve të punës dhe pasigurinë që, sipas saj, po prek mijëra familje.
Deputetja e zgjedhur e PDK-së ka theksuar se pasojat e goditjes ndaj prodhuesve vendorë i bartin në fund qytetarët.
“Kur pushteti godet prodhuesin vendor, çmimin e paguan çdo qytetar i Kosovës”, ka përfunduar Musliu-Shoshi.








