Luka Modric, 200 ndeshje me Kroacinë për lojtarin më të dekoruar në historinë e Real Madridit

Luka Modric zhvilloi ndaj Panamasë ndeshjen e tij të 200-të me Kroacinë. Në moshën 40-vjeçare (mbush 41 në shtator), ai bëhet futbollisti i vetëm pjesëmarrës në këtë Botëror që arrin një shifër të tillë me kombëtaren, duke përjashtuar dy legjendat Cristiano Ronaldo (230 ndeshje, duke llogaritur të djeshmen) dhe Lionel Messi (201). Gjysma e këtyre 200 paraqitjeve kanë ardhur me Zlatko Daliç në stol.

Modric debutoi me Kroacinë më 1 mars 2006 në një miqësore ndaj Argjentinës. Që atëherë ka luajtur në pesë Kampionate Europiane dhe është një nga vetëm 11 futbollistët në histori që kanë marrë pjesë në pesë Kupa Bote. Ndryshe nga Ronaldo dhe Messi, ai ka pesë Botërorë, pasi Kroacia nuk u kualifikua në edicionin e vitit 2010. Arritjet e tij përfshijnë vendin e dytë më 2018 dhe të tretin më 2022.

Me siguri, ky do të jetë Botërori i tij i fundit. Ai mund të tërhiqet nga futbolli, ndërsa e ardhmja te Milani mbetet e paqartë. Nëse vendos ta mbyllë karrierën, do ta bëjë si lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit (28), përpara Dani Carvajal (27) dhe Nacho Fernández (26), si edhe fitues i një “Topi të Artë”.

Ky info-grafik i "Marca" është bërë para ndeshjes së mbrëmshme, të 200-tës, me Kroacinë
Ky info-grafik i “Marca” është bërë para ndeshjes së mbrëmshme, të 200-tës, me Kroacinë

The post Luka Modric, 200 ndeshje me Kroacinë për lojtarin më të dekoruar në historinë e Real Madridit appeared first on Telesport.