Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është takuar këtë të mërkurë në Tiranë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.
Përmes një postimi në Facebook, Balla uroi që pas një muaji, edhe ish-presidenti Thaçi të iu bashkohet atyre.
“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”, ka shkruar ai.
Hashim Thaçi përreth gjashtë vjet është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, ndërsa gjatë muajit korrik pritet vendimi përfundimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët”.








