“Përmbushet” mallkimi i magjistarit ganez ndaj Harry Kane: E ndaloj unë atë dhe Anglinë…

Anglia barazoi 0–0 ndaj Ganës për shkak të një… “mallkimi”? Nana Kwaku Bonsam, një nga shëruesit/magjistarët më të njohur të vendit afrikan, sipas deklaratave të mbledhura nga “Daily Star” disa ditë më parë, tha se po përdorte fuqitë e tij për ta ndalur golashënuesin më të mirë anglez në ndeshjen kundër vendit të tij. Ai deklaroi: “Po punoj me Harry Kane. E kam treguar më parë se çfarë jam i aftë të bëj, kështu që e di çfarë pune duhet të bëj për ta ndalur atë”.

Shëruesi përdori fuqitë e tij për të tentuar që sulmuesi anglez të mos luante mirë në këtë ndeshje. “Nuk i dëshiroj një dëmtim të rëndë. Do të jetë aq sa duhet për ta ndalur kundër vendit tim. Do ta bëj punën time që ai të mund ta ndihmojë Ganën”, – deklaroi ai. Kjo lloj “profecie” u konsiderua e përmbushur, pasi lojtari nuk u dëmtua, por nuk pati një natë të mirë dhe humbi disa raste.

Nana Kwaku Bonsam, i njohur edhe si “djalli i të mërkurës”, kishte pretenduar më parë se kishte shkaktuar dëmtimin e gjurit të Cristiano Ronaldos në Botërorin 2014. Megjithatë, portugezi luajti ndeshjen ndaj Ganës dhe shënoi golin e fitores në minutën e 80-të.

Në minutat e fundit të ndeshjes Angli–Gana, sulmuesi Harry Kane pati një rast shumë të pastër për të shënuar golin e avantazhit. Në minutën e 86-të në “Gillette Stadium” të Bostonit, ai kontrolloi një top të mbetur në zemër të zonës, por goditja e tij përfundoi shumë lart mbi portë. Me këtë rezultat, Anglia mbetet në vendin e parë, por Gana është më pranë kualifikimit. Magji, mallkim apo thjesht gabim, por Kane nuk pati natën e tij më të mirë.

The post “Përmbushet” mallkimi i magjistarit ganez ndaj Harry Kane: E ndaloj unë atë dhe Anglinë… appeared first on Telesport.