Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë në Ferizaj.
Sipas raportit policor, dy të dyshuar shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë sulmuar me mjet të mprehtë viktimën, po ashtu shtetas i Kosovës.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të organeve kompetente.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.








