Belgjika zhgënjen sërish, nuk fiton dot as ndaj Iranit

Pas barazimit 1-1 ndaj Egjiptit në ndeshjen e parë në grupin G, Belgkika ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Iranit, por këtë herë pa gola.

Në minutën e 14-të, Hossein Kanaani kishte një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh Iranin, por Thibaut Courtois bën një pritje fantastike.

Në minutën e 25-të, Irani gjen golin me Mehdi Taremi, pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit, por anullohet për pozicion jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, Maxim De Cuyper i afrohet golit për Belgjikën, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Alireza Beiranvand.

Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 53-të, Thibaut Courtois bën një tjetër super pritje, këtë herë ndaj goditjes pranë zonës së Mehdi Taremi.

Në minutën e 59-të, Belgjika kishte shansin më të mirë për të shënuar golin me Maxim De Cuyper, por portieri i Iranit, Alireza Beiranvand, bën një pritje të jashtëzakonshme.

Në minutën e 66-të, Belgjika mbetet me 10 lojtarë, pas gafës dhe ndëshkimit me karton të kuq të Nathan Ngoy, pas faullit ndaj Mehdi Taremi.

Në minutën e 81-të, një tjetër rast i mirë për Iranin, ku Saeid Ezatolahi tenton të gjejë golin me një goditje të fuqishme nga distanca, por Courtois reagon në mënyrën e duhur.

Në minutën e 86-të, e pabesueshme se çfarë rasti humb Maxim De Cuyper. Beiranvand shpëton sërish Iranin. Sfida mbyllet 0-0. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në orët e para të mëngjesit të nesërm mes Zelandës së Re dhe Egjiptit.

The post Belgjika zhgënjen sërish, nuk fiton dot as ndaj Iranit appeared first on Telesport.