Debutimi i Fabio Cannavaros si trajner në Botëror nuk ishte i suksesshëm, pasi Uzbekistani u mposht 3-1 nga Kolumbia. Megjithatë, ndeshja u shënua edhe nga një episod i pazakontë.
Në minutën e 34-t, me rezultatin ende 0-0, mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, ndërhyri ashpër ndaj Luis Díaz. Pas kontaktit, ai nuk arriti të ndalonte vrullin dhe përfundoi aksidentalisht mbi një kameraman pranë vijës anësore, duke e rrëzuar fort në tokë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë kameramanit, i cili kishte pësuar dëmtime në kyçin e këmbës dhe në këmbë. Khusanov qëndroi pranë tij për t’u siguruar për gjendjen e tij. Pas rifillimit të lojës, mbrojtësi uzbek u ndëshkua me karton të verdhë, jo për përplasjen me kameramanin, por për ndërhyrjen e rëndë ndaj Luis Díaz.
Alguém sabe se o camera esta bem ?#UZBxCOL pic.twitter.com/UXIhwHG0EP
— Café de Toga (@CafedeToga) June 18, 2026
Kolumbia fitoi 3-1 falë golave të Muñoz, Luis Díaz dhe një goli në minutat shtesë. Për Uzbekistanin shënoi Fayzullayev. Me këtë fitore, kolumbianët morën kreun e grupit, pasi Portugalia u ndal në barazim 1-1 nga Republika Demokratike e Kongos.

The post Kameramani “bëhet për spital” gjatë Botërorit nga mbrojtësi uzbek, pastaj ndëshkohet me karton të verdhë appeared first on Telesport.








