Botërori 2026 po vazhdon, por një nga temat më të diskutuara nuk është vetëm futbolli. Pas përfundimit të raundit të parë, lojtarët po ankohen për kushtet e lojës, veçanërisht për fushën e stadiumit “MetLife” në Nju Jork, ku më 19 korrik do të zhvillohet finalja.
Pas fitores 3-1 të Francës ndaj Senegalit, mesfushori i Milanit, Adrien Rabiot, kritikoi ashpër terrenin: “Nuk e di nëse mund të quhet fushë futbolli. Është më shumë si një fushë sintetike, e fortë dhe e ngurtë. Shpresoj që situata të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme, sepse këto probleme i vuajnë të gjithë”.
Shqetësimet nuk janë të reja. Edhe pas ndeshjes Brazil-Marok u ngritën dyshime për cilësinë e fushës. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e shpjegoi problemin: “Poshtë ka një pllakë betoni. Kjo bën që fijet e barit të jenë shumë të shkurtra. Topi kërcen ndryshe dhe fusha ndryshon edhe në varësi të ujitjes. Meqë nuk stërvitemi në këtë fushë, është e vështirë të përshtatemi”.

The post Probleme me fushën e finales së Botërorit 2026, Deschamps: “Poshtë ka një pllakë betoni” appeared first on Telesport.








