Pas rikthimit edhe zyrtarisht në krye të Real Madridit, Jose Mourinho ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e tij. Pas nënshkrimit me Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, Real Madrid do të bëjë një tjetër përforcim në mbrojtje.
Fabrizio Romano dhe mediet spanjolle bëjnë me dije se Real Madrid ka arritur marrëveshjen verbale me Chelsea-n për transferimin e Marc Cucurella. Për spanjollin e krahut të majtë, ka pasur interes konkret edhe nga ish-ekipi i tij, Barcelona, por madrilenët kanë vepruar më shpejt. Ka qenë Jose Mourinho ai që ka këmbëngulur për nënshrkimin me 27-vjeçarin.
Detajet ekonomike ende nuk dihen, por vlera e Cucurella në Transfermarkt është rreth 50 milionë euro. Me nënshkrimin e Cucurella-s, Real Madrid kompleton repartin e mbrojtjes. Më pas, do të bëhen përforcimet në repartet e tjera.
The post Surpriza e radhës nga Mourinho! Marc Cucurella drejt transferimit te Real Madrid appeared first on Telesport.








