Kaka zbulon lojtarin që i kujton Neymarin e Barcelonës: Ulesh dhe shikon ndeshjen se çfarë është i aftë të bëjë

Spanja do të nisë nesër rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, në sfidën e parë në grup ndaj Cape Verde. Ylli kryesor i Spanjës, Lamine Yamal, pritet ta nisë nga minuta e parë nesër, pasi mendohet se ka lënë pas dëmtimin e pësuar me Barcelonën.

Në prag të kësaj ndeshjeje, braziliani Kaka i ftuar në podkastin e Rio Ferdinand, ka folur me superlativa të mëdha për Yamal, duke thënë se i kujton Neymar kur ishte te Barcelona, pra në kulmin e tij.

“Yamal më kujton Neymar, kur ishte në kulmin e tij te Barcelona. Këta janë llojet e lojtarëve që të bëjnë të duash të ulesh dhe të shikosh një ndeshje vetëm për të parë se çfarë janë të aftë të bëjnë në fushë”, tha Neymar.

Ndër të tjera, braziliani zbuloi edhe lojtarin e preferuar tek Anglia. “Cole Palmer është lojtari im i preferuar anglez, për shkak të lirisë së tij në tranzicione dhe thjeshtësisë së tij me topin”, shtoi Neymar.

The post Kaka zbulon lojtarin që i kujton Neymarin e Barcelonës: Ulesh dhe shikon ndeshjen se çfarë është i aftë të bëjë appeared first on Telesport.