VV-ja thirr festë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 23

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur festë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 23:00.

VV-ja ka bërë të ditur se në shesh do të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. Krejt për shtet. Shtet për krejt Ia qitëm pikën edhe një herë”, thuhej në njoftim.