Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj ka votuar, i shoqëruar nga gruaja e tij, Lola.
Teksa ka publikuar një video, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Sot ju e keni në dorë shtetin, vota juaj është e shenjtë dhe fuqia më e madhe si qytetarë të këtij vendi. Dilni dhe shfrytëzojeni. Suksese dhe urime Kosovë”, shkroi ai.








