Nuk është në planet e Chivu, mesfushori i Interit drejt PL. Zikaltrit duan 35 milionë euro

Davide Frattesi pritet të largohet nga Inter gjatë merkatos së verës. Italiani ka luajtur një rol dytësor në sezonin e fundit, ku është aktivizuar në vetëm 1133 minuta lojë dhe ka kontribuar me 3 asiste.

26-vjeçari nuk është në planet e Cristian Chivu, dhe sipas informacioneve të siguruara nga La Gazzetta dello Sport, Frattesi është drejt transferimit në Premier League, te Nottingham Forest. Klubi anglez e kërkoi edhe gjatë janarit, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Interin.

Klubi zikaltër pret të fitojë deri në 35 milionë euro nga kartoni i Frattesit, Nottingham Forest ofron jo më shumë se 25 milionë euro. Megjithatë, të dy klubet kanë shprehur vullnetin për t’u ulur në negociata për të arritur një marrëveshje.

The post Nuk është në planet e Chivu, mesfushori i Interit drejt PL. Zikaltrit duan 35 milionë euro appeared first on Telesport.