Java Olimpike: KOK-u e nis javën me fëmijët (VIDEO)

Fëmijë të të gjitha moshave u bënë bashkë paradite në Prishtinë ku me aktivitete të ndryshme shënuan nisjen e Javës Olimpike.

Me të po synohet që vogëlushët të largohen nga telefonat e të merren me sport.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi pohoi se këso aktivitete po zhvillohen në 26 komuna, teksa shtoi se synim ka zhvillimin e të vegjëlve.

Në fund u tha se po bëhen përgatitje edhe për Lojërat Mesdhetare 2030 ku kryeqyteti është nikoqir, dhe se hapja e tyre do të bëhet në Prishtinë.