Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar para gjilanasve se kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka qenë nyje e rëndësishme e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka deklaruar se Gjini është person i vendosur dhe që punon pa zhurmë.
“…Me të jam rritur, nga koha kur kam marrë përgjegjësi të rënda për çlirim, kam pasur nderin të bashkërrugëtoj me Ardianin. Bashkëluftëtar dhe kolegi i yni, nyje e rëndësishme për komunikimin e atëhershëm. Ka qenë i vendosur në vendime edhe pa zhurmë, ka qenë dhe është njeri i punëve të kryera. Ai asnjë punë nuk e ka në gjysmë”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, Ardian Gjini është opsioni më i mirë për Gjilanin dhe për gjithë Kosovën.









