Agani kritikon ashpër Kurtin: Pa ShBA-të, kjo Kosovë s’do të ekzistonte (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet në listën e LDK-së Ferit Agani, e ka kritikuar deklaratën e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën tha se “Kosova nuk i ka raportet e shkëlqyera, por i ka shumë të mira”.

Duke folur për këtë, Agani në ‘DPT te Fidani’ tha se “Kosova nuk ka lluks të ketë raporte shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Ne jemi popull dhe shtet dhe shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kjo Kosovë nuk do të ekzistonte. 1 milion njerëz kanë dalë prej trojeve të veta. Ne e kemi lëshuar Kosovën prej agresionit ushtarak të Serbisë. Kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e mobilizuan krejt opinionin ndërkombëtar edhe e realizuan fushatën ajrore 76 ditëshe”, deklaroi Agani në Klan Kosova.