Pas suksesit në Champions League, PSG ka nisur direkt me lëvizjet e para që do të bëjë në merkato për sezonin e ri. Përforcmi i parë i parizienëve do të jetë, Aleksey Batrakov, mesfushori rus me tipare sulmuese, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit te Lokomotiv Moska.
20-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 36 ndeshjet e sezonit të fundit në Premierligën ruse. Batrakov ka kohë që ndiet nga PSG. Së fundmi, agjenti i lojtarit ka konfirmuar se marrëveshja me PSG-në është praktikisht e mbyllur.
Mësohet se kampioni në fuqi i Europës do të apguajë 25 milionë euro në arkat e Lokomotivës së Moskës, për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit. Mediet ruse zbulojnë se Batrakov do të firmosë për 5 vite me parizienët dhe do të përfitojë një rrogë vjetore 5-6 milionë euro. Ndërkohë që aktualisht paguhet vetëm 2.5 milionë euro te klubi rus.
The post PSG siguron përforcimin e parë. Një yll i ri i për Enriquen, 17 gola dhe 12 asiste në 36 ndeshje appeared first on Telesport.









