Arben Gega falënderon qytetarët për përkrahjen në disa lokalitete të Suharekës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë gjatë takimeve me qytetarë në disa fshatra të komunës së Suharekës.

Përmes një deklarate publike, Gega falënderoi banorët e Dubravës, Sallagrazhdës, Samadraxhës, Dobërdelanit, Semetishtit dhe Nishorit për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen që, sipas tij, po i japin vizionit të PDK-së.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve po shërben si motiv shtesë për angazhimin e tij politik, duke shtuar se fitorja dhe ndryshimi ndërtohen përmes bashkëpunimit dhe mobilizimit të përbashkët.

“Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen e madhe në Dubravë, Sallagrazhdë, Samadraxhë, Dobërdelan, Semetisht dhe Nishor. Bashkë po ndërtojmë fitoren dhe ndryshimin që i duhet Kosovës”, ka deklaruar Gega.