Rrahman Rama zhvillon takim me qytetarë në Gollak

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarë në fshatin Ballaban të rajonit të Gollakut.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës është pritur nga banorët lokalë, duke vlerësuar mikpritjen dhe raportin e afërt që, sipas tij, ekziston me këtë zonë.

“Mbrëmë u mblodhëm në Ballaban, ku takova njerëz të mirë të Gollakut. Sa herë vizitoj Gollakun, siç e do tradita, më presin krahëhapur, për çka i falënderoj”, ka deklaruar Rama.