Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Demiri, ka zhvilluar takime me qytetarë, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë.
Në një deklaratë të tij, Demiri ka vlerësuar energjinë dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim, duke thënë se mëngjeset janë më të mira kur vërehet gatishmëria për t’i dhënë fund krizës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.
Ai ka veçuar edhe takimin me Shefqet Loshin, të cilin e ka përshkruar si një ndërmarrës të ndershëm, i cili sipas tij ka sakrifikuar duke u kthyer nga Zvicra në Kosovë për t’i shërbyer vendit në kohë të vështira.








