Jehona Lushaku uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke vënë në pah rëndësinë e kujdesit dhe investimit në brezat e rinj.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se fëmijët janë pasuria më e çmuar e çdo shoqërie dhe shpresa më e madhe për të ardhmen. Lushaku bëri thirrje për një angazhim të vazhdueshëm në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, përmes dashurisë, sigurisë, arsimit cilësor dhe mundësive të barabarta.