Vitinha “thumbon” Messin: Tha se nuk do ta fitonim kurrë Champions-in, shpresoj të jetë duke na parë

“Vitinha ishte lojtari më i mirë i PSG. Ai mori në dorë drejtimin e mesfushës, veçanërisht në pjesën e dytë, duke e shtyrë skuadrën përpara dhe diktuar ritmin e lojës. Një paraqitje e shkëlqyer nga mesfushori portugez në finale, e Champions-it”.

Me këtë motivacion, UEFA i dorëzoi Vitinhas çmimin e MVP të finales së Champions League. I intervistuar nga “TNT Sport”, mesfushori portugez vendosi t’ia ‘dedikojë’ trofeun dhe çmimin një ish-shoku të skuadrës, Lionel Messit: “Kur u largua nga Parisi për tek Inter Miami, ai tha se ne nuk do ta fitonim kurrë Champions League, por sot kemi fituar dy radhazi… Shpresoj të jetë duke na parë”.

Portugezi shtoi më tej: “Dy Champions në dy vite janë diçka e pabesueshme dhe tregojnë shumë për rritjen e kësaj skuadre. Jemi përmirësuar jashtëzakonisht shumë dhe besojmë fort në atë që po bëjmë e po ndërtojmë. Natyrisht, kemi shumë respekt për Messin dhe për gjithçka që ai ka bërë në botën e futbollit. Sidoqoftë, në fushë donim t’u tregonim njerëzve se gaboheshin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë”.

The post Vitinha “thumbon” Messin: Tha se nuk do ta fitonim kurrë Champions-in, shpresoj të jetë duke na parë appeared first on Telesport.