Çka po i sfidon sot fëmijët? – flet specialisti i politikave sociale në UNICEF (VIDEO)

Përjetim festimeve, 1 Qershori shërben edhe si thirrje për të reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen fëmijët sot, dhe përgjegjësitë që kanë institucionet dhe shoqëria për t’i grasatuar atyre një të ardhme më të sigurt.

Specialisti i politikave sociale në UNICEF, Dren Rexha në emisionin “Ora Shtatë” foli për gjendjen e fëmijëve në Kosovë, mbrojtjen e tyre dhe shërbimet sociale, transmeton Klankosova.tv.

“Këto të drejta sfidohen nga shumë faktorë. Po shohim që ka luftëra të shumta, fëmijët janë të zhvendosur, ka numër të madh të fëmijëve që jetojnë në varfëri akoma, pastaj janë edhe sfidat e reja si ndryshimet  klimatike, Inteligjenca Artificiale e të tjera”, tha specialisti në Klan Kosova.