Një vjedhje e rëndë është raportuar në Istog gjatë ditës së diel.
Siç njofton policia, disa persona kanë vjedhur nga objekti i viktimës pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulatorë nga kamioni, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit ende nuk janë kapur, ndërsa rasti po hetohet ende.









