Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në ditën e fundit të muajit maj në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë regjistruar në disa qytete të vendit, ku dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa nga një rast është raportuar në Fushë Kosovë, Klinë, Gllogoc, Deçan dhe Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur se në të gjitha rastet janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore, transmeton Klankosova.tv
“Prishtinë / 31.05.2026 – 13:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 31.05.2026 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 31.05.2026 – 16:48. Është raportuar se dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar, kanë pasur mosmarrëveshje. Të njëjtit janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Gllogoc, 31.05.2026-23:56. Është raportuar sei dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas përfundimit të proceduarve policore me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Klinë, 31.05.2026 – 11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Deçan, 31.05.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Jug / 31.05.2026 – 09:45. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull dhe e dyshuara femër kosovare kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.









