Konaté i jep lamtumirën Liverpool-it: 5 vite të paharrueshme, por ka ardhur koha për një sfidë të re

Ishte diçka që pritej, por tani është zyrtare. Ibrahima Konaté ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Liverpool-in, e cila skadon më 30 qershor, dhe të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Në moshën 27-vjeçare, në kulmin e formës, mbrojtësi qendror francez kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, mes tyre Bayern Munich dhe Chelsea.

Konaté iu dha lamtumirën “Reds” me një letër të gjatë dhe një video emocionuese të publikuar në rrjetet sociale: “I dashur Liverpool, 5 vite më parë erdha këtu si një futbollist i ri me ëndrra të mëdha. Sot largohem me kujtime që do të më shoqërojnë për pjesën tjetër të jetës sime.

Të përfaqësoja këtë skuadër ka qenë një nder. Kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme së bashku…, ulje-ngritje, trofe, sfida, miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe momente të dhimbshme që do të mbeten me ne përjetësisht, asgjë më e dhimbshme sesa humbja e vëllait tonë Diogo.

Humbja e babait tim këtë vit ishte një nga periudhat më të vështira të jetës sime, por edhe në ato momente të errëta përkushtimi im ndaj këtij klubi nuk ndryshoi kurrë. Në çastet më të vështira dhashë gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë stemë.

Shokë të skuadrës, trajnerë, staf dhe të gjithë ata që punojnë në prapaskenë, ju falënderoj që më ndihmuat të rritesha çdo ditë. Dhe tifozëve…, faleminderit për dashurinë, energjinë, mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”.

 

The post Konaté i jep lamtumirën Liverpool-it: 5 vite të paharrueshme, por ka ardhur koha për një sfidë të re appeared first on Telesport.