“Nëse pranohet, unë pensionohem”, Ermal Panduri kërkon përballje Albin Kurti – Visar Ymeri

Gazetari Ermal Panduri ka kërkuar një debat mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Panduri tha se nëse realizohet një debat i tillë televiziv me titull “Vetëvendosje Sy më Sy”, ai do të pensionohej.

“Nëse pranohet kjo përballje unë pensionohem nga mediat. Kurdo që të ndodhë, nëse ndodh kjo përballje”, u shpreh Panduri.