Kurti: Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria, Blerim Isufaj s’bën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa ka folur për Prokurorinë tha se është kundër që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror.

Ai hudhi akuza të rënda ndaj Isufajt dhe e kritikoi që po insiston të jetë kryeprokuror, përkundër që tre krerët e shtetit janë kundër tij.

“Nëse do të dija se si do të sillet Prokurori i ri, kjo do të ishte në rregullë. Unë nuk e di se si do të sillet. Unë e di që ky nuk bën, unë nuk po them ky duhet. 200 prokuror i ka Kosova, asnjëherë nuk kam thënë se Filani apo Fisteku duhet të bëhen kryeprokuror, veç unë e di që ky nuk bën, qekz që e ka lëshuar Radojçiqin, ky ja ka heq urdhërarrestin Radojçiqit, nuk bën ky me u bë kryeprokuror., edhe ai e di që nuk bën, është shumë interesant se si po insiston. Kush qëndron mbrapa atij personi që e shtynte që insiston apo është aq iracional sa që pavarësisht se 3 krerët e shtetit publikisht janë deklaruar kundër tij, ai prapë insiston të bëhet kryeprokuror, thellësisht nuk është në rregull.”, tha ai në Kanal10.

Kurti tha se Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria, duke e arsyetuar këtë deklaratë skandaloze me shembullin e vëllëzërve Clinton që mbanin dy pozita të rëndësishme në të kaluarën në të njëjtën kohë.

Ai po ashtu e “kërcënoi” Blerim Isufajn me rrëzim duke thënë se karriga e tij nuk i ka më katër këmbë.

“Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria, edhe në plotë vende tjera evropiane, gjyqësori është ai. Tash e kemi një situatë ku kemi njëfar pushteti politikë në Prokurori i cili ja heq urdhërarrestin kryekriminelit Radojçiq. Nuk ka garanci që kryeprokurori i ardhshëm do të ishte i shkëlqyer, por e di që ky është shumë i keq. Është interesant që ky person që kur ju ka luaht karriga e tij tash po bën ndërskamca procedurale, po më ngjason pak me opozitën. Veç po mundohet të ia zgjas vetës diqysh, se e ka parë që karriga nuk i ka më katër këmbë në të cilën është ulur”, tha ai.