Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri me lëndime të rënda në kokë

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë sonte në Mitrovicën e Jugut.

Si pasojë e hemorragjisë në tru, njëri prej tyre është dërguar për trajtim në QKUK.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 21:00 dy raste janë sjellë në Shërbimin Emergjent si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar. Pas ekzaminimeve mjekësore dhe CT-së, njëri në gjendje të rënduar si pasojë e gjakderdhjes në tru, është transferuar në QKUK. Tjetri pas ndihmës është liruar në shtëpi!”, deklaroi ai.