Shteti i Francës në kaos nga entuziazmi pas fitores së PSG në Champions League

Mbi 219 personas jkanë pësuar lëndime të rënda në përleshjet midis tifozëve të futbollit dhe policisë në të gjithë Francën, pasi Paris Saint-Germain (PSG) fitoi finalen e Champions League kundër Arsenalit mbrëmë.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se tetë persona ishin në gjendje të rëndë. Mijëra oficerë u vendosën në vend për të frenuar trazirat që prishën shërbimet e autobusëve, trenave dhe hekurudhave në kryeqytet, Paris. Pesëdhjetë e shtatë prej tyre u plagosën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nunez tha se 780 persona ishin arrestuar për dhunë, ndërsamë shumë se 450 të tjerë në paraburgim.

Një person u gjet i vdekur pas një aksidenti në rrugën unazore të Parisit, të cilën protestuesit u përpoqën ta bllokonin gjatë natës.

Rreth 6,000 policë janë mobilizuar për paradën e fitores të së dielës afër kullës Eiffel.

Ministri i brendshëm tha se forcat e sigurisë do të jenë “të vendosura” në përgjigjen e tyre.

“Ne jemi një vend i shkëlqyer për ruajtjen e rendit publik. Ne lejojmë lirinë e tubimit, por jo teprimet”, tha ai.