Konstatohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil.
Me t’u konstatuar skafi iu dha sinjali për të ndaluar por drejtuesi nuk i është përgjigjur urdhrit të Policisë Kufitare, për verifikim dokumentash.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se biznesi në pronësi të tij ka në përdorim 10 mjete lundruese të tjera, të cilat po verifikohen.
Bëhet e ditur se nga Policia Kufitare mësohet se kontrollet do të jenë të përditshme./TCh









