Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka mirëpritur sot dy oficerë ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy zyrtarët do të ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhës së informacionit ndërmjet ISF-së dhe Kosovës.
“ISF mirëpret oficerët më të rinj ndërlidhës, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kosova po dërgon më të mirët e saj për të lehtësuar rrjedhën kritike të informacionit ndërmjet ISF-së dhe vendit të tyre”, thuhet në postim./Klankosova.tv
The #ISF welcomes its newest liaison officers, Maj. Gentrit Idrizi and Maj. Labinot Lala, from the Kosovo Security Force. Kosovo is sending its best to facilitate critical information flow between the ISF & their nation. Their integration into the ISF staff builds our… pic.twitter.com/O1CZPU8SK5
— Board of Peace (@BoardOfPeace) May 30, 2026









