Ruud Gullit ka shprehur zhgënjimin e tij për sezonin e Milanit, sidomos për mungesën në Champions League. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, holandezi tha: “Ishte një zhgënjim i madh, sepse nuk e prisja. Allegri bëri mirë për pjesën më të madhe të sezonit, më pas pati një rënie, por ky klub, për historinë që ka, duhet të luajë gjithmonë në atë kompeticion”.
Gullit nuk e kritikoi ashpër Rafael Leão, por pranoi se portugezi “nuk ka bërë mirë me Milanin”: “Për të qenë në nivelin më të lartë duhet të jesh mirë fizikisht dhe mendërisht. Pastaj edhe shokët e skuadrës duhet të të ndihmojnë”. Sipas tij, Botërori mund të jetë mundësia ideale që Leao të tregojë potencialin e tij.
Për Luka Modrić kishte vetëm fjalë pozitive: “Edhe në moshën 40-vjeçare mbetet një fenomen. Ka shumë klas dhe personalitet”. Në fund, ai tregoi se kishte folur me Zlatan Ibrahimović: “Ishte një bisedë interesante, por nuk mund të zbuloj diçka më shumë”.
The post Gullit vuan për Milanin: Zhgënjim i madh… Kam folur me Ibrën, por nuk mund të zbuloj… appeared first on Telesport.









