Muharremi – ministrave të Kurtit: Rregulloni gjërat si duhet, jo vetëm për vota, shkel e shko

Analisti politik, Shenoll Muharremi, e ka komentuar veprimin e sotëm të ministrave në detyrë të Qeverisë Kurti, të cilët deklaruan se në Zveçan kanë marrë në kontroll stacionin e trenit.

Ai e cilësoi këtë veprim vetëm sa për “t’i kapur disa vota”, duke thënë se nëse do e kishin për njëmend do t’u binin në sy edhe dritaret e objektit të cilat janë të dëmtuara.

“Se me pas qenë që e dojnë këtë vend sa votat e pushtetin, i kishin rregullu këto dritare gjithashtu… E nuk e kishin vendosë Flamurin e Kosovës e logon e shtetit si me qenë në luftë. Tre ministra keni shkua sot aty, asnjëri se ka pa, e nuk i ka bë përshtypje kjo parregullsi! Dreqi e marrtë, me 200 euro ishin rregullua ato dritare dhe e kemi respektua shtetin tonë si duhet”, u shpreh ai.

Tutje ai u bëri thirrje pushtetit në detyrë që t’i rregullojnë gjërat si duhet, jo vetëm për vota e shkel e shko.

Postimi i tij i plotë:

Këtu, në këto detaje, shihet kur dikush bën diçka vetëm shkel e shko për me i kapë disa vota gjatë fushatës. Se me pas qenë që e dojnë këtë vend sa votat e pushtetin, i kishin rregullu këto dritare gjithashtu… E nuk e kishin vendosë Flamurin e Kosovës e logon e shtetit si me qenë në luftë. Tre ministra keni shku sot aty, asnjëri se ka pa, e nuk i ka bë përshtypje kjo parregullsi! Dreqi e marrtë, me 200 euro ishin rregullu ato dritare dhe e kemi respektua shtetin tonë si duhet. Rregulloni gjërat si duhet, jo vetëm për vota e shkel e shko.