“Ndihmom si vlla”, Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për aktivitetet politike

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë publike për mbledhjen e donacioneve nga qytetarët dhe mbështetësit e saj, duke kërkuar ndihmë financiare për organizimin e aktiviteteve politike dhe mbrojtjen e votës.

Përmes një postimi në Facebook dhe materialeve promovuese me sloganin “Dhuro për Lëvizjen”, Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë financiarisht për partinë.

Në mesazhin e publikuar thuhet:

“Për të mbështetur aktivitetet e vullnetarëve, organizimin e tubimeve dhe mbrojtjen e votës, secili donacion sado i vogël ndihmon jashtëzakonisht shumë.”

Sipas njoftimit, donacionet mund të bëhen online përmes kartelave bankare ose transfereve bankare, ndërsa rregullat e dhurimit janë publikuar në faqen zyrtare të partisë.

Në materialin promovues shfaqet edhe slogani “Krejt për shtet, shtet për krejt”, bashkë me numrin 116 dhe adresën zyrtare të faqes së donacioneve.