LDK hap fushatën zgjedhore me tubim në Prishtinë: Ju presim në sallën “1 Tetori”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet ta hapë zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një tubim elektoral që do të mbahet sonte në Prishtinë.

Sipas njoftimit të partisë në Facebook, tubimi do të nisë në orën 18:00 në Sallën “1 Tetori”, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këto zgjedhje.

Ky aktivitet shënon edhe fillimin formal të fushatës së LDK-së, e cila vjen në kuadër të garës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.

Në tubim, partia pritet të prezantojë ekipin e saj zgjedhor dhe orientimet kryesore politike për periudhën e fushatës.