Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, ka shënuar fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit 2026 me një mesazh drejtuar përkrahësve dhe aktivistëve të partisë.
Në postimin e saj, ajo ka theksuar se fillimi i fushatës përfaqëson një moment të rëndësishëm për rikthimin e demokracisë dhe të shpresës në vend.
“Tash, kur ora po shënon 00:01 dhe po fillon fushata zyrtare për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, nga ky moment fillojnë të numërohen orët që rikthejnë frymën e demokracisë dhe shtetin në binarë”, ka shkruar Salihu Abazi.
Në garën për deputete, Arjeta Salihu Abazi mban numrin 29 në listën zgjedhore me numër 113 të LDK-së.
“Me votën tuaj për LDK-në, ktheni shpresën, dhe me besimin për mua, zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve.









