Bie pista Chelsea dhe Atletico, Filipe Luis kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit të madh të Bundesligës

Pas suksesit të vitit të kaluar që pati me Flamengon, Filipe Luis është gati tani për një hap tjetër të madh në karrierën e tij si trajner. Braziliani do të rpvojë veten si trajner në një kampionat të rëndësishëm si Bundesliga, pasi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Leverkusen.

Pas dështimit të këtij sezoni për t’u kualifikuar në Champions League, danezi Kasper Hjulmand pritet të largohet. Drejtori sportiv i “Aspirinave”, Simon Rolfes ka filluar negociatat direkte me Folipe Luis, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, gjë që pritet të ndikojë në finalizimin e marrëveshjes sa më shpejt.

Filipe Luis ka qenë kanddiat edhe për stolin e Chelsea-s dhe Atletico Madridit, por londinezët zyrtarizuar ditën e djeshme Xabi Alonso-n, ndësra Diego Simeone konfirmoi mbrëmë pas fitores ndaj Girona-s që do të qëndrojë ende tek Atletico Madrid.

Në këtë situatë, emërimi i tij te Leverkusen është shumë i mundshëm dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt. Synimi i Filipe Luis, gjithmonë nëse do të ketë mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, do të jetë krijimi dhe udhëheqja e një ekipi që të rivalizojë Bayernin në kampionat dhe të rikthehet në Champions League.

The post Bie pista Chelsea dhe Atletico, Filipe Luis kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit të madh të Bundesligës appeared first on Telesport.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.