Me mendjen te finalja e Champions-it, por edhe te merkato. Zbulohen dy prioritetet e PSG-së për verën

Pavarësisht se për momentin PSG është e fokusuar te finalja e Champions League më 30 maj ndaj Arsenalit, drejtuesit e klubit parizien i kanë sytë edhe nga merkato. L’Equipe zbulon se PSG do të bëjë të paktën dy përforcime gjatë merkatos së verës.

Objektivi i parë është transferimi i një mbrojtësi të ri të majtë, i cili do të jetë konkurrent i Nuno Mendes. Lucas Hernandez pritet të largohet gjatë verës, pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique.

Ndërsa objektivi i dytë është transferimi i një sulmuesi anësor. Edhe pse është përfolur shpesh për një interesim ndaj Julian Alvarez, duket se PSG nuk e ka prioritet transferimin e argjentinasit, që luan si qendërsulmues.

The post Me mendjen te finalja e Champions-it, por edhe te merkato. Zbulohen dy prioritetet e PSG-së për verën appeared first on Telesport.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.