“Në familjen e mikeshës”, Ramushi dhe Anita vizitojnë Loredanën dhe Adeyemin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, ka vizituar artisten e njohur, Loredana Zefin dhe partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi.

Kështu ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është në familjen e mikeshës së tij.

“Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, shkroi Haradinaj.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.