Dje zyrtarizoi largimin pas shumë vitesh nga Real Madrid, Inter destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin e njohur

Ditën e djeshme, Dani Carvajal zyrtarizoi largimin nga Real Madrid. Spanjollit i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni dhe nuk pati mundësinë për një rinovim të ri, ndaj është i detyruar të gjejë një ekip të ri ku do të transferohet falas.

Interi është shfaqur si favoriti për të nënshkruar me Dani Carvajal, i cili pavarësisht moshës dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme të sezonit të fundit, duket se është ende i gatshëm për të luajtur në nivel elitar. Zikaltrit e shohin Carvajal si mundësi e mirë për ta alternuar në krahun e djathtë me Denzel Dumfries, pasi Matteo Darmian i skadon kontrata në qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Bisedimet paraprake janë duke u zhvilluar dhe shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes. deri tani përflitet për një kontrat 1+1, ndërkohë që një çështje e rëndësishme është edhe pjesa e pagës. Carvajal duhet të pranojë një ulje të rrogës nga ajo që merrte aktualisht te Real Madrid.

The post Dje zyrtarizoi largimin pas shumë vitesh nga Real Madrid, Inter destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin e njohur appeared first on Telesport.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.