Ardian Gjini: 40 vjet punë, 150 euro pension – kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, pas takimeve me qytetarë dhe profesionistë në Suharekë.

Gjini tha se është prekur nga rrëfimet e qytetarëve për pensionet e ulëta dhe mungesën e dinjitetit për kontributdhënësit shumëvjeçarë.

“40 vite shërbim, 150 euro pension… u ndjeva tepër keq”, citoi Gjini një qytetar në Suharekë, duke shtuar se kjo është një frazë që, sipas tij, po dëgjohet gjithandej Kosovës.

Ai bëri të ditur se në takimet me profesionistë të fushave të ndryshme është diskutuar për situatën aktuale në vend, me theks të veçantë te reformat urgjente në arsim dhe mirëqenie sociale.

Sipas Gjinit, reforma e thellë ekonomike mbetet zgjidhja kryesore për të garantuar një jetë më dinjitoze për qytetarët dhe kontributdhënësit në Kosovë.

“Reforma e thellë në ekonomi është rruga e vetme që do të rezultojë në një jetë të dinjitetshme për secilin kontributdhënës”, ka deklaruar ai.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.