“Fiasko”, kështu kujtohet ende në Francë Botërori 2010 i “gjelave”, i shënjuar nga rebelimi i bujshëm i lojtarëve kundër trajnerit Raymond Domenech, deri te refuzimi për t’u stërvitur, para kamerave të gjithë botës. Tani ajo histori është kthyer në dokumentar nga “Netflix”, ku trajneri dhe disa lojtarë, mes tyre Patrice Evra, tregojnë versionin e tyre, ende kontradiktor.
“The Bus: The French Team on Strike” është titulli i filmit. Domenech ka dhënë ditarin që mbante në atë kohë, i cili frymëzoi librin e tij “Tutto solo”. Mes komenteve të ashpra ndaj disa lojtarëve, ai shkruante: “Doja të zhdukesha larg gjithçkaje” dhe “ndonjëherë kam shpërthime urrejtjeje ndaj këtyre idiotëve”, pas humbjes 2-0 ndaj Meksikës.
Filmi rikthen edhe sherrin mes Domenech dhe Nicolas Anelka në pushimin e asaj ndeshjeje, që shpërtheu pas publikimit në faqen e parë të “L’Équipe” dhe solli përjashtimin e sulmuesit. Domenech mohon ende se Anelka e ofendoi rëndë. Ndërsa Evra, William Gallas dhe Bacary Sagna mbrojnë skuadrën: “Anelka donte të kërkonte falje, por nuk iu dha mundësia”.

The post Rebelimi i Francës më 2010 bëhet dokumentar, Domenech: I kam urryer ato idiotë… appeared first on Telesport.








