Chivu: S’është kurrë e lehtë të fitosh titullin dhe Kupën e Italisë. Të qëndroj gjatë? Gjithçka varet nga rezultatet

Cristian Chivu u shfaq i lumtur pas triumfit në “Coppa Italia” 2025/26, çka kompletoi “dopietën” sezonale pas fitimit të kampionatit me Interin. “Interi fitoi dy trofe këtë sezon dhe i kemi merituar. Kemi bërë një sezon të mirë, jemi të lumtur për gjithçka që kemi kaluar, për tifozët dhe klubin që na ka mbështetur gjithmonë”, – tha trajneri zikaltër pas finales në “Olimpico”.

Chivu theksoi se “nuk është kurrë e mirëqenë apo e thjeshtë të fitosh kampionatin dhe Kupën e Italisë”. Më pas vlerësoi skuadrën: “Merita i takon klubit, tifozëve dhe lojtarëve që dhanë shpirtin. Patëm ulje-ngritje, por sezoni ishte pozitiv. Kjo skuadër ka lojtarë të mëdhenj dhe të rinjtë u përshtatën menjëherë”.

Trajneri rumun pranoi se në Champions League mund të ishte bërë më mirë: “Ka ende hapësira për përmirësim”. Për të ardhmen shtoi: “Në futboll planifikohet afatshkurtër, sepse të gjithë varemi nga rezultatet. Kur fiton, gjithçka duket mirë; nëse jo, vihet çdo gjë në diskutim”.

(VIDEO) Në Romë feston Interi, Chivu si Jose Mourinho. Zikaltër finalizuan dopietën titull-kupë

The post Chivu: S’është kurrë e lehtë të fitosh titullin dhe Kupën e Italisë. Të qëndroj gjatë? Gjithçka varet nga rezultatet appeared first on Telesport.